Të mbjellësh fjalë edhe tregime në shumë gjuhë për të parë çeljen e një komuniteti më të integruar: është ky synimi më i lartë i Projektit Mammalingua. Sipas projektit në çdo Presidio Nati per Leggere dhe Punto Lettura Nati per Leggere do të ket, përveç librave në gjuhën italishte, edhe libra ne gjuhë të tjera. Librat janë zgjedhur me shumë vëmendje nga një komision ekspertësh i organizuar bashkë me IBBY Italia.
Gjuhët e zgjedhura janë: shqip, arabisht, kineze, frëngjisht, anglisht, rumanisht dhe spanjisht. Projekti Mammalingua është një rast për femijet italianë për zbulimin e gjuhëve të ndryshme nga e tyra me qëllim që të ndihen shtetas të botës dhe në të njejtën kohë është edhe një mundësi për të vlerësuar gjuhën e nënës të fëmijëve që kanë prindër të huaj, që ndonjëherë ndihen ne siklet ta përdorin.
Leximi i përbashkët me fëmijët që nga mosha e vogël është një aktivitet shumë përfshirës që ndihmon ndërtimin e një lidhje të ngushtë ndaj prindit dhe fëmijës. Sipas mjekëve pediatër leximi bashkë me fëmijën gjatë tre viteve të para të jetës është veprimtaria më e rendësishme që prindërit mund të bëjnë për të përgatitur fëmijën për në shkollë. Fëmija të cilit i lexohet çdo ditë do të pasuroj fjalorin e tij, do të ket më shumë imagjinatë, do të shprehet më mirë edhe do të jetë më kureshtar ndaj leximit. Në këtë mënyrë fëmija do ta ketë më të lehtë të kuptoj dhe të bëj detyrat në të gjitha lëndët.
Ti flasësh fëmijës në shumë gjuhë, gjuha e nënës edhe ajo joamtare e vendit ku banon, forcon ndjenjën e identitetit dhe besimin në vetvete. Një fëmijë dygjuhësh zakonisht ka aftësi konjitive më të pasura në krahasim me fëmijët njëgjuhësh.
Eshtë e rëndësishme që ekspozimi i fëmijës ndaj një gjuhe të kryet nga dikush që e zotëron atë shumë mirë. Fëmija mund të përmirësoj gjuhën e vendit ku jeton falë aktiviteteve shkollore dhe aktiviteteve të organizuara nga Nati per Leggere. Është e preferueshme që prindi i huaj ti lexoj fëmijës fillimisht në gjuhën e nënës, sepse është më e lehtë per ata të përcjellin në këtë gjuhë nuancat emotive dhe gjuhësore të teksteve. Gjuha e nënës është kryesore për formimin e personit, sepse është gjuha e emocioneve, të kujtesave dhe të tregimeve.
Librat janë zgjedhur sipas sugjerimevet të marra nga seksionet kombëtare të IBBY, programet e ngjashme me Nati per Leggere, nga ekspozitat e librave, nga botuesit, nga libraritë dhe bibliografitë ne gjuhët e shqyrtuara. Në grupin e punës kan marrë pjesë Federica Azzanutto, Liliana Macovetchi (IBBY Italia) dhe Giovanna Malgaroli (NpL Lombardia).
Kemi zgjedhur:
- libra te vegjël me kapak te trashë për aftësitë manipuluese, perceptuese dhe njohëse për fëmijët përfshirë në moshën 6-36 muajsh
- libra me ilustrime për fëmijë nga 3 deri në 5 vjeç
- libra të autorëve ose me personazhe të shteteve të marrë ne konsideratë
- rima dhe vjersha per fëmijë
- fjalët e para (libra për të treguar dhe për të emërtuar)
- histori te shkurtura që tregojnë jetën e fëmijës
- histori me narrativa të ndërlikuara
- libra që flasin per njohuritë e para të fëmijës
Condividi la pagina